Politike

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Meta: Diçka pozitive, pasojat do të ishin të mëdha nëse nuk do të kishim konsensus

7 Qershor 2020, 09:43 Nga DOSJA
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Meta: Diçka pozitive,

Shkodër– Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar nga Shkodra se marrëveshja për Reformën Zgjedhore është diçka pozitive dhe se duhet të vazhdojë konsensusi edhe për çështje të tjera. Ai theksoi se  nëse nuk do të ishte marrë dakordësia mes palëve për këtë reformë pasojat për vendin do ishin shumë të mëdha.

“Reforma Zgjedhore është një marrëveshje konsencuale, diçka pozitive. Duhet të vazhdojë konsensusi edhe për çështje të tjera. Marrëveshja është hap i rëndësishëm. Ndoshta ka shumë qytetar që nuk janë shumë të lumtur se kanë pritur ndryshime më thelbësore dhe të sistemit, por fakti që kemi një marrëveshje është shumë pozitiv, por të kishim parasysh se cilat do të ishin pasojat nëse s’do kishte një konsensus, që nga mos çelja e negociatave të BE. Është e tepër për këtë komunitet me kaq shumë probleme sociale për ta përballuar këtë, duhet vazhduar me të gjitha hapat e tjerë që të garantojnë momentin e zbatimit, por edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me përshpejtimin e çeljes së negociatave. Të mendohet më shumë për familjet në çadra, dhe këtë duhet ta bëjnë vendimmarrësit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar të varfrit është demokracia se është e qartë që niveli i varësisë është asimetrike me demokracinë”, u shpreh Meta. 

Pak ditë më parë u miratura marrëveshja për Reformën Zgjedhore.  Për këtë çështje kaq të rëndësishme ditën e djeshme ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim zhvilloi një takim dje  me 90 minuta me përfaqësues të opozitës e re. Në mbledhje ishin të pranishëm deputetë Myslim Murrizi, Nimet Musai, Edmond Stojku dhe Rudina Hajdari. Pas takimit Myslim Murrizi deklaroi se reformën zgjedhore, 39 deputetët e opozitës në Kuvend nuk do ta votojnë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konsensusi per reformen zgjedhore ilir meta konsensusi per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll