Politike

Partia Demokratike nis fushatën/ Basha kërkon përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie: Do t’i

7 Qershor 2020, 09:24 Nga DOSJA
Partia Demokratike nis fushatën/ Basha kërkon përzgjedhjen e

Tiranë–Partia Demokratike nis fushatën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Paditen e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me kryesinë e partisë, ku propozoi nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Kryedemokrati kërkoi përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie.  Pritet të zbatohet parimi  “një anëtar, një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve. Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.

Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie.

Ndërkohë, pas mbledhjes Basha u shpreh se së shpejti do të paraqesë platformën ekonomike në të gjithë vendin. Ai theksoi se PD po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme, për të cilat tha se do t’i fitojë. Kryedemokrati tha se  opozita do t’i fitojë këto zgjedhje dhe do iu kthejë ekonominë shqiptarëve, pasi kjo qeveri ka zhvatur Shqipërinë.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme u diskurua edhe për marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore. Basha u tregoi anëtarëve të Kryesisë të gjithë procesin se si u arrit në dakordësimin e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh kryesine e pd kryesia e pd 7 qershor 2019 lulzim basha reforma zgjedhore basha mbledh kryesine e pd kryesia e pd 7 qershor 2019 lulzim basha reforma zgjedhore

Sondazh

Poll