Aktualitet

Vrau me sëpatë në mes të pazarit të Korçës Dashnor Osmanin, vetëvraret me çarçaf në burgun e Krujës 42-vjeçari

7 Qershor 2020, 12:22 Nga DOSJA
Vrau me sëpatë në mes të pazarit të Korçës

Krujë- Mbrëmjen e djeshme është vetëvarur me çarçaf një i burgosur në burgun e Zaharisë në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është vetëvarur, Zamir Topi, i cili është autor i vrasjes së Dashnor Osmanit. Kjo ngjarje ndodhi rreth  5 muaj më parë në pazarin e Korçës. Autori i krimit të rëndë vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në pazarin e Korçës, ku  Zamir Topi goditi me sëpatë në kokë 50-vjeçarin Dashnor Osmani.  Ky i fundit humbi menjëherë jetën. Autori u shpreh se vrau Osmanin pasi i dhunonte varrin e nënës. Gjykata kishte dhënë për 42-vjeçarin masën e sigurisë “arrest me burg”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne korce zamir topi vrasje ne korce zamir topi

Sondazh

Poll