Aktualitet

Më 15 qershor hapet transporti publik, qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska (RREGULLAT)

7 Qershor 2020, 12:30 Nga DOSJA

Tiranë- Më 15 qershor hapet transporti publik. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku në një postim në Facebook thuhet se transporti publik do të rinisë duke iu përshtatur rregullave të reja. Rregullat e reja janë të vendosura nga Instituti i Shëndetit Publik janë: 70% kapacietet i lejuar. Të gjithë pasagjerët të pajisur me maska. Rujata i distancës shumë e rëndësishme. 

“Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik. 15 qershor rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP”, njofton ministria.

 

Pasi në vend u përhap COVID-19 qeveria mori masën dhe ndëpreu në javën e dytë të marsit transportin publik në të gjithë vendin. Qytetarët kryenin çdo nevojë të tyre me mjetet personale.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet transporti publik masat për covid 19 hapet transporti publik masat për covid 19

Sondazh

Poll