Aktualitet

Kosova hap kufirin me Shqipërinë, nga e hëna s’ka test anti-COVID dhe vetëizolim

7 Qershor 2020, 12:10 Nga DOSJA
Kosova hap kufirin me Shqipërinë, nga e hëna s’ka test

Shqipëri- Qeveria e Kosovës ka hapur kufirin me Shqipërinë. Kryeministri Avullah Hoti ka marrë sot vendimin për hapjen e kufirit me Shqipërinë. Sipas këtij vendimi çdo shqiptar që do të shkojë në Kosovë nuk ka nevojë që të paraqesë dokumentin për bërjen testit të COVID-19 brenda 4 ditëve të fundit apo të karantinohet për 7 ditë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, por për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.

“Kontrollin e detajuar mjekësor të të gjithë qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar”, u shpreh ai.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga Avullah Hoti në rrjetet sociale, i cili thekson se kufiri është hapur edhe me vende të tjera të rajonit.

“1. Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit. 2. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratoj “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”. 3. Do të rekrutojmë 200 specialistë shëndetësorë që do të mbikqyrin zbatimin e masave që dalin nga ky manual. Vazhdojmë me maturi e respektim të masave për mundjen e plotë të virusit #COVID19, deri në hapje të plotë.”, shkruan ai.

Më datën 1 qershor Kosova hapi kufirin me Shqipërinë, por me dy kushte, testin e COVID- it  dhe vetë izolimin prej 7  ditësh. Për këto vendime reaguan edhe qytetarët të cilët u shprehën se kjo është e padrejtë. Ndërkohë qeveria e Kosovës kishte vendosur edhe taksën prej 22 euro për kamionët që futeshin në këtë shtet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avdullah hoti kosova hap kufirin me shqipërinë avdullah hoti kosova hap kufirin me shqipërinë

Sondazh

Poll