Maqedonia e Veriut paralizohet nga virusi, rikthehet vala e re e Covid-19
7 Qershor 2020, 12:24Nga DOSJA
MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut është përfshirë nga një valë e re infektimi me virusin Corona. Shtimin e rasteve autoritetet e lidhin edhe me festimet e Bajramit dhjetë ditë më parë.
Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shkak të shpërthimit të një vale të re të virusit Corona. Shifra rekord e së premtes me 177 raste të reja të regjistruara, pasohet nga një tjetër 125 infektime të shtunën, njoftojnë mediat gjermane, duke u bazuar tek autoritetet vendase të shëndetësisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndërkohë duke vendosur ndalim qarkullimi 80 orësh për qytetet e komunat më të prekura. Që të enjten në mbrëmje u vendos ndalim qarkullimi, i cili përfundon në orën 5 të mëngjesit të hënën. Për pjesën tjetër të vendit vlen ndalimi i qarkullimit natën. Një ndalim i plotë i lëvizjes është vendosur në Shkup, qytetin industrial Stip dhe disa zona të banuara me shumicë shqiptare.
“90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje”
Ekspertët e lidhin shpërthimin e valës së re të pandemisë me rastet e reja në një fabrikë ëmbëlsirash, si edhe me takimet familjare përgjatë festës së Bajramit pas përfundimit të muajit të Ramazanit. 90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Felipce të premten. Infektimet vijnë si pasojë e mosrespektimit të rregullit për mënjanimin e grupimeve me njerëz. Por kjo valë për shkak të shtimit të testimeve do të vendoset shpejt nën kontroll, është shprehur Filipce.
Në Maqedoninë e Veriut deri të dielën kanë qenë të regjistruar 2915 vetë me virusin Sars-CoV-2. Deri më tani kanë humbur jetën 151 vetë.
Presidenti i Bankës Botërore David Malpass, ditën e sotme është shprehur se pandemia e koronavirusit është një “goditje shkatërruese” për ekonominë ...
SHBA– Themeluesi Facebook-ut Mark Zuckerberg ka njoftuar ditën e premte se njoftoi të bëj ndryshime të politikës në lidhje me rrejtin facebook në mënyrë që komp...
SHBA-Ish-Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Michael Chertoff, komenton në një intervistë për situatën në Shtetet e Bashkuara. Duke folur për Ia Meurmeshvi...
SHBA- Protestat masive dhe të dhunshme po zhvillohen që prej 10 ditësh në SHBA, kjo pasi një polic vrau duke i vendosur gjurin në fyt një burri me ngjyrë. Nga k...
SHBA– Katërmbëdhjetë oficerë policie kanë mbetur të plagosur nga sulmet e protestuesve gjatë demostratës kundër vrasjes së George Floyd.Këtë e ka bërë me dije d...
ITALI- Kryeministi i Italisë Giuseppe Conte, në një intervistë për mediat italiane ka folur rreth situatës së koronavirusit ku ka përmendur dhe fazen e tretë të...
Greqi- Lideri i opozitës greke Alexis Tsipras i ka bërë thirrje kryeministrit të shtetit helen, Kiriakos Mitsotakis të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen e deti...
SHBA- Të shtunën në kryeqytetin amerikan Uashington DC njerëzit kanë nisur të grumbullohen në rrugë në atë që pritet të jetë një protestë masive, në vazhdën e d...
SHBA- Alexis Ohanian, i cili është bashkëthemeluesi i kompanisë tekonologjike Reddit, ka njoftuar se ai ka dhënë dorëheqjen si anëtar i bordit të kompanisë, për...