Bota

“Miliarda njërëz në varfëri” Banka Botërore jep paralajmrimin e frikshëm: Koronavirusi, ka goditur rëndë ekonominë

7 Qershor 2020, 11:48 Nga DOSJA
“Miliarda njërëz në varfëri” Banka Botërore

Presidenti i Bankës Botërore David Malpass, ditën e sotme është shprehur se pandemia e koronavirusit është një “goditje shkatërruese” për ekonominë në botë. Ai ka dhënë paralajmrimin e frikshëm duke thënë se mënyra e jetësës së miliarda njerëzve do të ndryshojë dhe rënia ekonomike mund të zgjasë për një dekadë.

Mediat e huaja në maj të këtij viti raportuan se Malpass është shprehur se 60 milionë njerëz mund të binin në varfëri ekstreme nga efektet e koronavirusit. Banka Botërore e përcakton varfërinë ekstreme si jetesë me më pak se 1.90 dollarë për person në ditë.

“Kombinimi i pandemisë me izolimet, ka bërë që jetët e milarda njerëzve të ndryshojnë. Kjo është shqetësuese. Pasojat direkte, dmth humbja e të ardhurave, por edhe ato shëndetësore dhe sociale, janë shumë të rënda”, – tha ai në një intervistë për BBC.

Kujtojmë se në përballimin e luftës së koronaviruist ka ofruar mbështetje Banka botërore, bashkë me institucionet e tjera të ngjashme. Ndër të tjera ai ka thënë se Banka Botërore u kërkon huadhënësve komercialë si bankat dhe fondet e pensioneve, të ofrojnë lehtësira për borxhet ndaj vendeve të varfra.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota david malpass koornaviruis nebote david malpass koornaviruis nebote

Sondazh

Poll