Bota

“Është në mbështetje të Trump…” Mark Zuckerberg  premton rishikimin mbi postimet, pas kritikave të shumta

7 Qershor 2020, 11:31 Nga DOSJA
“Është në mbështetje të Trump…” Mark

SHBA– Themeluesi Facebook-ut Mark Zuckerberg ka njoftuar ditën e premte se njoftoi të bëj ndryshime të politikës në lidhje me rrejtin facebook në mënyrë që kompania të mos heq postimet që do të krijojnë polemika, sikurse postimi i Presidentit Donald Trump gjatë demonstratave të fundit lidhur me vdekjen e George Floyd.

Zuckerberg nuk premtoi ndryshime specifike të politikave gjatë një postimi në Facebook. Reagimi it ij vjen vetëm disa ditë pasi anëtarë të stafit të tij lanë punën dhe disa prej tyre e akuzuan zotin Zuckerberg se po vazhdon të gjejë justifikime të reja për të mos sfiduar presidentin Trump.

“Unë e di se shumë prej jush mendojnë se ne duhet t’i kishim etiketuar postimet e Presidentit në një farë mënyre javën e kaluar”, shkruante zoti Zuckerberg, duke iu referuar vendimit të tij për të mos hequr mesazhin e zotit Trump ku ndër të tjera shkruhej “kur nis plaçkitja, nisin të shtënat.Ne do t’i rishikojmë politikat tona që lejojnë debatet dhe kërcënimet për përdorim të forcës së shtetit, për të parë nëse ka nevojë për ndryshime. Do të rishikojmë opsionet e mundshme për trajtimin e përmbajtjeve që përbëjnë shkelje ose pjesërisht të shkelje, krahas vendimeve që përcaktojnë për t’i lënë postimet apo hequr ato“, është shprehur ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se Facebook-u do të jetë më transparent në lidhje me postimet e Trump që mund të shkaktojnë ndrydhje të votuesve dhe se do të punojë për të ndërtuar programe kompjuterike, për të përparuar drejtësinë racore.

Zoti Zuckerberg, ka pohuar se ndërsa ai i mendon se komentet e Presidentit Trump ishin “thellësisht agresive”, ato nuk përbënin shkelje të politikës së kompanisë kundër nxitjes së dhunës.

Burimi:Ruters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mark zuckerberg shba mark zuckerberg shba

Sondazh

Poll