Aktualitet

“O zemër e vëllait, nuk kam fuqi të shkruaj nga dhimbja”/ Familjarët e 33-vjeçarit që vdiq në Maliq: Humbi jetën pas

7 Qershor 2020, 05:54 Nga DOSJA
“O zemër e vëllait, nuk kam fuqi të shkruaj nga

Maliq- Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 33-vjeçarit, Erind Zhupani, i cili banonte në Maliq. Së fundmi kanë reaguar të afërimit e tij, të cilët kanë rrëfyer për JOQ, se  Erind Zhupani ndërroi jetë, pasi bëri një gjilpërë në spital. Ata kanë deklaruar se i riu gëzonte shëndet të plotë.

Ndërkohë në një status në Facebook djali i xhaxhait të tij, Albano Zhupani shprehet se e ka shumë të vështirë të shkruajë pasi edhe dhimbja është shumë e madhe.

“O zemër e vëllait, nuk kam fuqi të shkruaj nga dhimbja, të prehesh në paqe”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.

Sakaq, pritet rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të nxjerrë shkakun e vërtetë të vdekjes së të riut.  I riu u gjet dy ditë më parë i pajetë në apartamentin e tij në Maliq.

J.V/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albano zhupani erind zhupani albano zhupani erind zhupani

Sondazh

Poll