Aktualitet

VIDEO/ Kompania ‘Rozafa’ e Gjergj Lucës ndot lumin Shkumbin, momenti kur shkarkohen mbetjet me kamion

6 Qershor 2020, 20:44 Nga DOSJA
VIDEO/ Kompania ‘Rozafa’ e Gjergj Lucës ndot lumin Shkumbin,

TIRANË- Lumenjtë në Shqipëri janë shumë të ndotur dhe kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së qytetarëve, por dhe fabrikave të mëdha. Dosja.al prej ditësh ka raportuar për ndotjen e lumenjve, por dhe marrjen e zhavorrit nga kompani të ndryshme.

Lumi Shkumbin, nuk i ka shpëtuar dot ndotjes dhe kompania “Rozafa” që drejtohet nga Gjergj Luca është një ndër shkaktarët më të mëdha. Siç shihet dhe nga video një kamion me logon “Rozafa” shkarkon mbetjet në lumin Shkumbin.

Kjo video është publikuar nga JOQ dhe një qytetar shkruan se janë shkarkuar mbetje të peshkut. “Ja si I derdhin mbeturinat e peshkut ne lumin shkumbin firma rozafa pa e prishur terezine fare dhe ai minstri klosi qe na del ne televizione se dje Ishte dita boterore e mjedisit ja ku I ka faktet dhe administratorja e fahatit labinot fushe luljeta kaculi ja ku I ka faktet mos ti mbaje ato punonjesit kot aty qe rrine ne kafe Po te vi te Shikoje Hallet e fahatit se Po e kthejne labinotin si me Siri”, shkruan qytetari.

Nga ana tjetër banorët e fshatit Labinot Fushë kanë dalë dje në protestë dhe kërkojnë që autoritetit të reagojnë për këtë ngjarje, pasi sipas tyre është një krim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj luca ndotja e lumit shkumbim rozafa gjergj luca ndotja e lumit shkumbim rozafa

Sondazh

Poll