PD i përgjigjet Ramës: Zgjedhjet në vitin 2017 i vodhe, përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar e gjithë bota
6 Qershor 2020, 15:12Nga DOSJA
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili shkroi më herët e Basha nuk ka dalë i humbur nga marrëveshja për Reformën Zgjedhore.
Në një reagim në mediat sociale, Bardhi shkruan se Rama ka frikë dhe shton se mllefi i treguar ga Rama ‘sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet’. Më tej numri dy i PD, shprehet se Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit Nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës dhe përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë.
“Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore. Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!
Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA. PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë! ✌️#ditëmëtëmira”, shkruan Bardhi.
Më herët Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e Reformës Zgjedhore që u arrit mbrëmë. Në një postim në mediat sociale, Rama shprehet se marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar sot për operacionin e Policisë së Shtetit që u zhvilluar një ditë më parë në Gjirokastër. N...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot në lidhje me marrëveshjen e Reformës Zgjedhore që u arrit mbrëmë. Në një postim në mediat sociale, Rama...
Neni 81 i Kushtetutës parashikon votimin e Kodit Zgjedhor, ose ligjit të zgjedhjeve me 84 vota. Drejtuesit e 3 grupeve të opozitës parlamentare i thanë “jo” dip...
TIRANË- Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi ka qenë sot i ftuar në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për të folur për dakordësi...
TIRANË– Më në fund u arrit. Dy vjet pas ndërprerjesh dhe rifillimesh të tryezave politike për reformën zgjedhore, pas ecejakesh të faktorit ndërkombëtar dh...
TIRANË– Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka publikuar SKEMËN që sipas saj, kryebashkiaku Erion Veliaj ka pastruar në Shqiëpri paratë e mafias italiane “N...
TIRANË– Bashkëkryetari i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore dhe njëherasi edhe përfaqësuesi i maxhoranës Damian Gjiknuri ka dhënë shpjegimin e tij për...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me biznesin e prekur nga pandemia e COVID-19. Basha e shfrytëzoi takimin për...
Politike 6 Qershor 2020, 10:08
TIRANË- Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi deklaron votën pro Kodit të Ri Zgjedhor. Ndryshe nga Myslym Murrizi, i cili pak më herët tha se ...
TIRANË- Deputeti i opozitës në Kuvend, Myslym Murrizi në dalje të takimit me ambasadoren Yuri Kim, deklaroi se 39 votat e opozitës parlamentare nuk do të j...