Politike

Sekuestrimi i arsenalit të armëve në Gjirokastër, Berisha publikon denoncimin: I arrestuari ka lidhje me ministrin Çuçi, u

6 Qershor 2020, 13:58 Nga DOSJA
Sekuestrimi i arsenalit të armëve në Gjirokastër, Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar sot për operacionin e Policisë së Shtetit që u zhvilluar një ditë më parë në Gjirokastër. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikluar mesazhin e një qyteti dhe shprehet se trafiku i armëve është i lidhur me ministrin Bledi Çuçi.

Sipas mesazhet të publikuar nga Berisha, armët i janë gjetur arsenali i armëve që u kap në Gjirokastër, i përket Ilirjan Içit, dhe është liruar me ndërhyrjen e ndërhyrjen e Çuçit.

“Trafikanti i armve Içi i lidhur me narkoministrin Çuçi! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb Pershendetje doktor! Arsenali i armeve qe u kap ne Gjirokaster,i perket Ilirjan Içit. Personi militant i flakt i rilindjes shume shpejt do lirohet me nderhyrjen e ministrit Çuçi i cili e ka mik familjar personin ne fjale. Mbesa e Ilirjan Içit eshte sekretare e Çuçit dhe guret kane filluar te levizin,prandaj dhe a’snje medja lokale nuk e jep me emer,por vetem me iniciale. Ju lutem anonim. Respekte doktor”, është ky postimi i Berishës.

Operacioni është zhvilluar një ditë më parë në Gjirokastër. Sipas Policisë shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal armësh zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Arsenali “, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi denoncimi tek berisha ilirjan içit operacioni arsenali bledi çuçi denoncimi tek berisha ilirjan içit operacioni arsenali

Sondazh

Poll

Politike 6 Qershor 2020, 10:08

TIRANË- Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi deklaron votën pro Kodit të Ri Zgjedhor. Ndryshe nga Myslym Murrizi, i cili pak më herët tha se ...