Politike

‘Zgjedhorja’, Rama: S’jam dakord me ata që thonë se Basha doli i humbur, marrëveshja e re ka edhe një anë tjetër poz

6 Qershor 2020, 13:49 Nga DOSJA
‘Zgjedhorja’, Rama: S’jam dakord me ata që thonë se

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot në lidhje me marrëveshjen e Reformës Zgjedhore që u arrit mbrëmë. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se nuk është dakord me ata që thonë se Lulzim Basha doli i humbur. 

Më tej ai shton se marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve.

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet.

Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!”, shkruan Rama.

Por çfarë ndodhi nga dje deri sot?

Me finalizimin e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, palët pritet të mblidhen sot në orën 18:00, për të përmbyllur teknikalitetet e marrëveshjes që do të zbatohet për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme. Identifikim biometrik 100%, administratë zgjedhore e pandryshuar. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Ndërsa opozita në Kuvend, kërcënoi sot se nuk do të votojë Kodin e Ri. Myslym Murrizi deklaroi sot pas takimit me Yuri Kim, se 39 votat e opozitës shkojnë kundër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren edi rama lulzim basha arrihet marreveshja per zgjedhoren edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 6 Qershor 2020, 10:08

TIRANË- Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi deklaron votën pro Kodit të Ri Zgjedhor. Ndryshe nga Myslym Murrizi, i cili pak më herët tha se ...