Bota

Tragjedi në SHBA/ Gjenden të vdekur brenda garazhit 6 persona, dyshohet për vetëvrasje, letra rrëqethëse që u gjet

5 Qershor 2020, 19:02 Nga DOSJA
Tragjedi në SHBA/ Gjenden të vdekur brenda garazhit 6 persona,

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një familje me 6 anëtarë është gjetur e pajetë në garazhin e banesës.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për familjen e një ushtaraku ku ky i fundit ka ndërruar jetë së bashku me gruan dhe 4 fëmijët e tij. Çifti i bashkëshortëve ishte në të 30-at e tyre dhe fëmijët ishin të moshës nga 11 muajsh deri në katër vjeç.

Sipas informacioneve kjo tragjedi ka ndodhur për shkak të asfiksimit nga gazi. Por autoritetet vendase kanë hedhur dyshimet për vetëvrasje për shkak të një letre të ngjitur në derë.

“Trupa njerëzish brenda, mos hyr, kafshët janë në frigorifer”, lexohej në letër.

Një ndër pistat kryesore të hetimit nga policia është ajo e vetëvrasjes dhe pse akoma nuk ka ndonjë informacion të saktë në lidhje me këtë ngjarje.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba vdes familja ne shba shba vdes familja ne shba

Sondazh

Poll