Rajoni

Hoti: S’mund t’i delegoj udhëheqjen e dialogut me Serbinë presidentit Thaçi

Hoti është shprehur se nuk do t'ia delegojë udhëheqjen e dialogut me Serbinë, Presidentit të vendit Hashim Thaçit.
Featured image of article: Hoti: S’mund t’i delegoj udhëheqjen e dialogut me Serbinë presidentit Thaçi Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti Hashim Thaçi.

PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditën e sotme në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se nuk do t’ia delegojë udhëheqjen e dialogut me Serbinë, Presidentit të vendit Hashim Thaçit.

Ai ka deklaruar se dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria dhe do të votohet në Kuvend, ndërkohë që shtoi se të gjithë akterët tjerë institucionalë do të bëjnë rolin e tyre kushtetues në këtë drejtim, çështje e cila është mjaft e rëndësishme për Kosovën.

“Kryeministri i vendit në bazë të kompetencave kushtetuese do të udhëheqë dialogun. Nuk mund t’i transferoj kompetencat e mia as te presidenti as te dikush tjetër. Nuk do të doja e as do të mundja. Dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria dhe do të votohet nga Kuvendi”.

Ndërkohë sa i përket presionit të presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj deputetit të Nismës Haxhi Shala për të votuar pro Qeverisë Hoti, kryeministri tha se nuk preferon të komentojë këtë dhe se ka legjitimitet të plotë të jetë në postin e kryeministrit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kam asnjë koment për atë. Jam zgjedhur nga votat e deputetëve dhe kam legjitimitet të plotë për të udhëhequr me Qeverinë.”- tha Hoti.

Kujtojmë se po sot Hoti shfuqizoi edhe vendimin e për reciprocitetin ndaj Serbisë, pasi sipas tij kjo do të ndihmojë në vazhdimin e dialogur me Serbinë.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment