Presidenti turk bie ndesh me fjalët e tij/ Në minutën e fundit…Erdogani anulon shtetrrethimin
5 Qershor 2020, 19:23Nga DOSJA
TURQI– Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka anuluar planet për të rikthyer masat e izolimit në disa qytete, duke thënë se kjo nuk është e nevojshme për vendin pasi kthimi i tyre mund të ndikojë në ekonomi dhe mund të sjellë pasoja në shoqëri.
Ndërkohë Ministria e Brendshme ka bërë të ditura planet për kufizim të lëvizjes natën gjatë fundjavës, në 15 qytete, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë. Kujtojmë se Turqia ka rihapur restorantet, kafenetë dhe plazhet gjatë kësaj jave, si dhe ka mundësuar udhëtimin e brendshëm, e ndërkohë brenda këtij muaji do të lejojë udhëtimet me 40 shtete të Evropës.
Ishte vet Erdogan, i cili pak orë më parë tha se është e nevojshme një valë e dytë e izolimit, pasi numri i rasteve ditore me koronavirus kishte arritur në gati 1,000 ditën e enjte.
“Si rezultat i këtij zhvillimi negativ, ne kemi besuar se duhet rikthyer në agjendën tonë urdhrin për qëndrim në shtëpi. Megjithatë, reagimet që kemi pranuar nga njerëzit na kanë shtyrë që të rishqyrtojmë vendimin”, është shprehur mes tjerash ai.
Turqia që nga fillimi i pandemisë deri më tani janë infektuar 165,000 persona ndërsa 4,609 të tjerë kanë vdekur.
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një familje me 6 anëtarë është gjetur e pajetë në garazhin e banesës.Sip...
KOSVOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me koronavirus në vend dhe numr...
SHBA-Gjatë protestave në SHBA kundër vrasjes së George Floyd disa persona kanë përfituar nga ky rast ku shumë prej tyre kanë vjedhur dhe kanë bërë plaçki...
SHBA- Janë publikuar sot emrat e të gjithë anëtarëve të organizatës Vatra që ishte themeluar nga shqiptarët. Gazeta Dielli në një postim në Facebook shkruan se...
SHBA- Arelena Shala, me orgjinë nga Prizreni është shqiptarja e parë e diplomuar në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shala është diplom...
ITALI- Qytetarët italinë kanë protestuar në sheshet e Italisë pasi pretendojnë se koronavirusi është një farsë dhe se nuk është i rrezikshëm. Mediat fqinje ka...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se qeveria e tij synon që të heqë shumë shpejt të gjitha pengesa...
AUSTRALI– Gazetarja e “Nine News” Zarisha Bradley është përballur me një sulm fizik nga një krokodil që ndodhej në një kopësht zoologjik.Gazetarja po rapo...
MEKSIKË– Protesta të dhunshme kanë ‘shpërthyer’ në Meksikë kjo pasi disa oficerë policie kanë dhunuar barbarisht një person, i cili ndërroi jetë për shkak ...