Bota

Përfitoi nga protesta kundër vrasjes së George Floyd dhe vjedh laptopin 1.500 $, grabitësi bie pre e grabitësve

5 Qershor 2020, 18:34 Nga DOSJA
Përfitoi nga protesta kundër vrasjes së George Floyd dhe vjedh

SHBA-Gjatë protestave në SHBA kundër vrasjes së George Floyd disa persona kanë përfituar nga ky rast ku shumë prej tyre kanë vjedhur dhe kanë bërë plaçkitje biznesesh.

Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar një video ku shihet një person duke ecur në rrugë dhe në dorë mban një kompjuter “Apple iMac” të paketuar, vlera e të cilit ishte 1.500 dollarë të cilin e kishte vjedhur në një dyqan.

Siç shihet në video laptopi në duart e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në rrugë ku disa janë përpjekur për t’ia marrë, por që nuk kanë këmbëngulur shumë. E ndërkohë një grup personash të tjerë kanë përgatitur një rreng ku qëllimi ishte të merrnin pajisjen.

Dy persona i kanë tërhequr vëmendjen burrit që mbante laptopin e disa të tjerë ia kanë marrë atë nga duart.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta ne shba shba protesta ne shba shba

Sondazh

Poll