Aktualitet

Mbajti peng djalin në mal për 1 vit e gjysmë, Lleshaj nxjerr pamjet e arrestimit të 44-vjeçarit: Le të shërbejë ky momen

5 Qershor 2020, 16:31 Nga DOSJA
Mbajti peng djalin në mal për 1 vit e gjysmë, Lleshaj nxjerr

TIRANË-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë për arrestimin e 44-vjeçarit në pyjet e Kurbneshit, i cili dhunoi gruan dhe mori peng djalin e mitur. Lleshaj është shprehur se nga ky moment, i mituri mund t’i rikthehet jetës së tij. Ministri tha më tej, se ky moment duhet të shërbejë si një një thirrje për më shumë burrëri dhe përgjegjësi, ndërsa publikoi edhe pamjet e operacionit.

Reagimi i Lleshajt

Sot përfundoi një kalvar i rëndë i një fëmije, i cili mbahej peng në male nga…babai i tij, që prej nëntorit të vitit 2018. Nga sot ky fëmijë mund t’i rikthehet jetës dhe nëna e tij e munduar mund të çlirohet nga një makth i tmerrshëm. Le të shërbejë ky lajm pozitiv si një thirrje tjetër për më shumë ndjeshmëri shoqërore kundër dhunës. Le të shërbejë ky moment edhe si një thirrje për më shumë burrëri e përgjegjësi, nga ata burra prindër, të cilët duhet të kuptojnë se vendi i fëmijëve është në familje dhe në shkollë. Falënderime për këtë operacion të suksesshëm të Policisë në Mirditë.

Policia arrestoi ditën e sotme në pyjet e Kurbneshit 44-vjeçarin, Alban Buraku. Ky i fundit pas dhunoi gruan, mori peng djalin e mitur 8 vjeç. Ai qëndroi për një vit në pyjet e Kurbneshit, së bashku me djalin.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban buraku operacioni per arrestimin e alban burakut sander lleshaj alban buraku operacioni per arrestimin e alban burakut sander lleshaj

Sondazh

Poll