Aktualitet

Alarm për bombë pranë ambasadës ruse, xhenierët ‘shpartalluan’ valixhen, Policia: Gjetëm rroba trupi

5 Qershor 2020, 13:09 Nga DOSJA
Alarm për bombë pranë ambasadës ruse, xhenierët

TIRANË– Alarm për bombë pranë ambasadës së Rusisë në Tiranë ka rezultuar fals. Pas marrjes së informacionit nga stafi i ambasadës, forcat xheniere mbërritën menjëherë në vendngjarje për të kontrolluar valixhen e dyshmitë.

Pas kontrolleve të kryera nga ekspertët  rezultoi se valixhia ishte e mbushur me rroba dhe se brenda saj nuk kishte asnjë lëndë plasëse.

Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri“, në afërsi të një objekti të rëndësisë së veçantë është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, shkruan Policia.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada ruse ne tirane bombe tek ambasada ruse tirane ambasada ruse ne tirane bombe tek ambasada ruse tirane

Sondazh

Poll