Aktualitet

Apeli i heq masën e pezullimit Luan Dacit, gjyqtari do rikthehet në KPA. SPAK vijon hetimet

5 Qershor 2020, 14:55 Nga DOSJA
Apeli i heq masën e pezullimit Luan Dacit, gjyqtari do rikthehet në

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur sot që të heqë masën e pezullimin për anëtarin e Kolegjit të Pocaçëm të Apelimit, Luan Daci. Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të rregullave të vendosura për të shmangur përhapjen e COVID, por mësohet se treshja e gjyqtarëve kanë rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë.

Me këtë vendim Daci do të rikthehet në detyrë në KPA, por SPAK do të vijojë hetimet më tej dhe ai mund të merret dhe i pandehur nga gjykata, pasi vendimi i sotëm ishte paraprak. Vetë anëtari i KPA nuk preferoi të fliste për mediat, por tha se nuk kishte shkelur asnjë ligj.

Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk kam shkelur ligjin, ndaj më hiqni masën e pezullimit si gjyqtarë i kolegjit të apelimi”, mësohet të ketë thënë gjyqtari në seancë.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, kanë folur avokatët e Dacit dhe janë shprehur se është marrë një vendim i drejtë. Avokati Jordan Daci u shpreh se klienti i tij nuk kishte bërë asnjë shkelje.

Vendim i sotëm që shfuqizoi masën, tregon moszbatueshmëri në ligj të Gjykatës së Shkallës së Parë. Nuk shtrohet fare çështja penale, a ka përgjegjësi apo jo. Nuk kishte fare të drejtë, ky shfyqizim përkthehet se parimisht çështja nuk qëndron fare”, u shpreh avokati Daci. 

HISTORIA E LUAN DACIT

Ndërkohë më 20 maj, SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), pas disa muajsh hetime pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Daci është pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimtare për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në Vetting.  Ai u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet apeli i heq pezullimin dacit jordan daci luan daci apeli i heq pezullimin dacit jordan daci luan daci

Sondazh

Poll