Aktualitet

Xhontil Bardhi ishte i përkushtuar ndaj fesë, si i ‘hëngri’ plumbat i riu në Krujë, prej pazareve të të vëll

5 Qershor 2020, 14:20 Nga DOSJA
Xhontil Bardhi ishte i përkushtuar ndaj fesë, si i

KRUJË– I riu në Krujë, Xhontil Bardhi, i cili u ekzekutua një natë më parë bashkë me të vëllanë ishte një i ri që i ishte përkushtuar fesë.

Dosja.al mëson se 24-vjeçari, kishte ndjekur seminarin e priftërinjve në Shkodër dhe njihej si besimtar i përkushtuar. Por gjatë gjatë pauzës 2-vjeçare, koha gjatë të cilës duhet të vendoste nëse dëshironte të bëhej prift apo jo, kishte hequr dorë.

Pavarësisht kësaj, i riu nuk kishte hequr dorë kurrë nga besimi dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Por një natë më parë, për shkak të konflikteteve të të vëllait, 34-vjeçarit Gramoz Bardhit, i riu vdiq. Ai u ekzekutua bashkë me të vëllanë një natë më parë, rreth orës 22:25 të mbrëmjes së kaluar, në Krujë.

Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi u qëlluan për vdekje nga Roland Pula në lokalin e fshatit Gramëz. Të rinjtë humbën jetën rrugës për në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz bardhi vrasje ne kruje xhontil bardhi gramoz bardhi vrasje ne kruje xhontil bardhi

Sondazh

Poll