Aktualitet

Zbardhen PROTAGONISTËT/ Plas keq sherri tek lokali në Bllok, të rinjtë ‘ia plasin’ njëri-tjetrit me karrige kokës

5 Qershor 2020, 15:48 Nga DOSJA
Zbardhen PROTAGONISTËT/ Plas keq sherri tek lokali në Bllok, të

TIRANË– Një sherr masiv mes disa personave është të regjistruar në zonën e Bllokut. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se brenda ambienteve të lokalit janë konfliktuar djali i deputetit Tom Doshi, Markosi dhe nipi i deputetit Aqif Rakipi. Megjithatë ende nuk dihen detaje nëse dy të rinjtë janë proceduar për konfliktin me tyre, dhe shkakun e përplasjes brenda lokalit.

Pamjet janë regjistruar nga lokali përballë por duken qartë karriget dhe tavolinat që “fluturojnë” mbi kokat e të përfshirëve në përleshje. Ngjarja ka shkaktuar panik tek klientët e tjerë të lokalit, edhe pse deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aqif rakipi markos doshi sherr ne bllok tom doshi aqif rakipi markos doshi sherr ne bllok tom doshi

Sondazh

Poll