Aktualitet

Ahmetaj tregon detaje nga plani ekonomik kombëtar: Zero tatim-fitimi për biznesin e vogël deri në vitin 2029

5 Qershor 2020, 12:20 Nga DOSJA
Ahmetaj tregon detaje nga plani ekonomik kombëtar: Zero tatim-fitimi

TIRANË -Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj prezantoi të rejat më të fundit të planit kombëtar 2030 për ekonominë. Në një deklaratë për shtyp, Ahmetaj tha se deri në vitin 2029, do të hiqet tatim-fitimi për biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milion lekë. Më tej Ahmetaj shtoi, se zerimi i tatimit, mund të shoqërohet me heqje të vlerës së tatimit të shtuar.

Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat per te gjithe biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund te shoqerohet me heqje te vleres se tatimit te shtuar, tha Ahmetaj.

Këto detaje u bënë me dije edhe nga kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”. Kreu i qeverisë u shpreh, se zerimi i tatim fitimit për bizneset, është pjesë e planit Shqipëria 2030, ndërsa plnain do ta paraqesë gjatë qershorit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben ahmetaj plani ekonomik kombetar 2030 arben ahmetaj plani ekonomik kombetar 2030

Sondazh

Poll