Aktualitet

Bushati denoncon pandëshkueshmërine e krimit mjedisor: Ka prodhuar pasoja të rënda për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik

5 Qershor 2020, 12:24 Nga DOSJA
Bushati denoncon pandëshkueshmërine e krimit mjedisor: Ka prodhuar

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka denoncuar pandëshkueshmërinë e krimit mjedisor. Në ditën botërore të mjedisit, deputeti socialist, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për reflektim dhe ndërgjegjësim Sipas tij, shkatërrimi i të mirë publike, ka sjellë pasoja të rënda për ekosistemin dhe zhvillimin e qëndrushëm ekonomik. Më tej ai shton, se përkujdesja ndaj natyrës, duhet të jetë pjesë e edukimit qytetar dhe jo vetëm përgjegjësi e institucioneve të specializuara në mbrojtjen e

Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit le të reflektojmë për nevojën për të punuar për një të ardhme më të mirë e të sigurtë duke u kujdesur për qëndrueshmërinë e mjedisit tonë.Mosndëshkimi i krimit mjedisor në tre dekada tranzicion ka topitur vigjilencën qytetare. Grykësia për të fituar më çdo kusht, e në shpërfillje të të mirës publike, ka prodhuar pasoja të rënda për ekosistemin, sigurinë kombëtare, erozionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.Sfidat mjedisore me të cilat përballemi kërkojnë ndërgjegjësim politik dhe shoqëror, investim në edukim e shkencë dhe përqafim të teknologjive të reja, si motorr i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Përkujdesja ndaj natyrës dhe mjedisit ku jetojmë duhet të jetë e përditshme dhe pjesë e edukimit qytetar. Ajo nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e institucioneve të specializuara në mbrojtjen e mjedisit“, shkruan Bushati.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ditmir bushati pandeshkuesmeria e krimit mjedisor ditmir bushati pandeshkuesmeria e krimit mjedisor

Sondazh

Poll