Politike

‘Ky është lajm për faqen e parë’/ Rama bën PREMTIMIN ‘live’: Biznesi i vogël me 0 taksa deri në 2029!

4 Qershor 2020, 20:32 Nga DOSJA
‘Ky është lajm për faqen e parë’/ Rama bën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka premtuar se biznesi i vogël deri në vitin 2029 nuk do të paguajë asnjë taksë.

Rama tha se kjo nuk është vetëm një premtim i qeverisë së tij, por se do të ligjërohet shumë shpejt.

“Mund t’ju them sot, mbase është lajm për faqen e parë, ne po punojmë dhe një nga gjërat që mund të thuhet është se do ta ligjërojmë që biznesi i vogël, që krijon punë do t’i heqim taksat deri në vitin 2029. Zero! Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim edhe TVSH komplet, apo jo. Probabilisht po, por do ta kalkulojmë deri në fund,”-tha Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama taksa per biznesin e vogel edi rama taksa per biznesin e vogel

Sondazh

Poll