Aktualitet

COVID-19 rikthehet në Tropojë/ Infektohet çifti nga fshati Berbat, vetëkarantinohen në banesë

5 Qershor 2020, 05:28 Nga DOSJA
COVID-19 rikthehet në Tropojë/ Infektohet çifti nga fshati

Tropojë-  Covid-19 prek edhe qytetin e Tropojës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë qytet është konfirmuar me COVID-19 një çift. Të njëjtat burime bëjnë me dije se çifti është nga fshati Berbat dhe është vetëkarantinuar në banesë. Mësohet se ata ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik. Tashmë në qytetin verior janë 2 persona të infektuar me koronavirus.

 

Por, ky virus ende nuk është larguar nga Shqipëria. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me COVID-19, 11 prej tyre janë në Tiranë. Ndërkohë janë shëruar 898 dhe kanë humbur jetën 33 pacientë.  Javët e fundit janë infektuar një numër i madh mjekësh dhe infermierësh.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavorusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavorusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll