Aktualitet

Shkatërrohet banda kriminale në Itali/ Të ‘specializuar’ në trafikun e drogës, arrestohen 23 persona, mes tyre 6 shqipt

4 Qershor 2020, 18:38 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda kriminale në Itali/ Të

ITALI- Policia italiane pas përfundimit të një operacioni antidrogë  ka arrestuar 23 persona të cilët merreshin me trafikimin e drogës.

Mediat Italiane kanë bërë me dije se të arrestuarit jetonin në provincën e Frosinone ku shumica e tyre ishin të moshës 23 dhe 40 vjeç, por në mesin e tyre ishin dhe tre gra dhe një burrë 69-vjeçar.  Një person është ndaluar ditën e sotme në në Taranto, një tjetër në Napoli, dhe në kërkim janë shpallur tre shqiptarët.

Hetimi për këtë operacion ka nisur nga ankesa që ka bërë një biznesmen në moshën 30-vjeçare tek policia, ku shqiptarët dhe italianët në këmbim të shlyerjes së një borxhi i kishin ofruar 100 gram kokainë.

Hetimet e policisë Italiane kanë njoftuar se ‘koka’  organizatës kriminale ishte Haxhire Tomaraj, motra e Mishel Fortunës, një nga të dënuarit për vrasjen e Emanuele Morganti.

Policia italiane ka vënë në pranga Ali Prendi , Altin Prendi dhe Dik Tafa ndërkohë policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe shqiptarët Alfred Cela 38 vjeç banues në Romë dhe Erald Deliu 34 vjeç sbanues në Ferentino.

Ndërkohë gjatë operacionit policia ka sekuastruar i rreth 25 kg drogë përfshirë kokainë dhe marijuanë me një vlerë prej 300 mijë eurosh.

Burimi:ciociariaoggi.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll