Aktualitet

“Sikur djemve t’u shpifeshin përdhunimet siç u shpifen periodat”, protestuesit mbulojnë me pankarta kangjellat e Minist

4 Qershor 2020, 18:15 Nga DOSJA
“Sikur djemve t’u shpifeshin përdhunimet siç u shpifen

TIRANË- Qindra qytetarë marshuan sot në Tiranë, kundër abuzimit seksual ndaj të miturve. Ata u ndalën edhe te Ministria e Arsimit, të cilën e quajtën “Ministri të turpit”. Protestuesit mbushën me pankarta kangjellat e këtij institucioni, ndërsa fajësojnë institucionet shtetërore për këtë ngjarje të rëndë. Ndër pankartat më të spikatura ishin: “Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë”, “Shtet pedofilash”, “Sikur djemve t’u shpifeshin përdhunimet siç u shpifen periodat”.

Qindra protestues, mes të cilëve, artistë dhe aktivistë, u mblodhën ditën e sotme në një protestë-marshim, kundër abuzimit seksual ndaj të miturve. Marshimi i tyre nisi nga sheshi “Nënë Tereza” dhe zgjati për rreth dy orë. Protestuesit kërkuan mbledhjen e firmave, në mënyrë që të bëhet kastrimi kimik i pedofilëve. I pranishëm në protestë ishte edhe babai i 15-vjeçares së përdhunuar në Babrru nga roja i shkollës, i cili u bëri thirrje autoriteteve që ta kalbin në burg rojen e shkollës, pasi përndryshe do ta vrasë vetë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta kunder abuzimit me te mitur protesta kunder abuzimit me te mitur

Sondazh

Poll