Aktualitet

Sherr me sende të forta në Krujë, dy persona përfundojnë në spital… por s’pranojnë konfliktin: U përplasa me

4 Qershor 2020, 20:12 Nga DOSJA
Sherr me sende të forta në Krujë, dy persona

KRUJË– Një sherr mes shumë personave ka ndodhur në Krujë, ku si pasojë janë lënduar dy të rinj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur Artur Çangu dhe Rexhep Disha. 

Çangu ka mbërritur në spitalin rajonal të Krujës me dëmtime në trup dhe në kokë, ndërsa edhe Disha po ashtu ka plagë në të njëjtat vende. Të pyetur nga efektivët e Policisë lidhur me shkakun e lëndimeve, të dy kanë mohuar se janë përfshirë në ndonjë konflikt fizik. 

Njëri prej tyre ka pretenduar se është rrëzuar, ndërsa tjetri se është përplasur me një shtyllë.

Megjithatë versioni i tyre i shpjegimit të lëndimeve nuk e ka bindur Policinë e Krujës, e cila ka nisur hetimet lidhur me rastin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kruje sherri ne kruje kruje sherri ne kruje

Sondazh

Poll