Aktualitet

Tronditet Vlora/ Shpërthim me eksploziv gjatë natës, asnjë person i lënduar

4 Qershor 2020, 20:43 Nga DOSJA
Tronditet Vlora/ Shpërthim me eksploziv gjatë natës, asnjë

VLORË- Një shpërthim me eksploziv ndodhi mbërmjen e djeshme në  lagjen “28 nëntori” në Vlorë. Policia bën me dije se midis pallateve ka shpërthyer një sasi e vogël eksplozivi dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

“Rreth orës 22:50 në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë midis pallateve shpërtheu një sasi e vogël eksplozivi, ku si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ende nuk dihen shumë detaje për këtë ngjarje, apo persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse.

(k.m/j.v/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shperthimi ne vlore vlore shperthimi ne vlore vlore

Sondazh

Poll