Bota

‘Shpërthen’ koronavirusi në Meksikë/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 1,092 viktima dhe 3,912 raste të reja

4 Qershor 2020, 17:37 Nga DOSJA
‘Shpërthen’ koronavirusi në Meksikë/ Gjatë 24

MEKSIKË– Pandemia e koronavirusit që tashmë ka mbërthyer botën fillimisht  nisi nga tregu i gjëve të gjalla në Wuhan të Kinës. Pasi Kina ka fituar këtë betejë, Covid-19 ka shpërthyer kudo në botë.

Vendi më i prekur nga koronavirusi është SHBA-ja, me afro 110 mijë viktima dhe gati dy milionë të infektuar. Më pas renditet Brazili, me afro 600 mijë të prekur dhe mbi 32 mijë viktima.

Por edhe Meksika nuk mbetet pas. Numri i viktimave në vend ka shkuar në 11.729 persona,  ndërsa të prekurit në total kanë shënuar 100 mijë raste. Deri më tani janë shëruar 73,271 pacientë, ndërsa në gjendje të rëndë janë 378 të tjerë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1,092 viktima dhe 3,912 raste të reja.

Burimi: Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne meksike meksike koronavirusi ne meksike meksike

Sondazh

Poll