Bota

Tragjike në Kinë/ 50-vjeçari sulmon me thikë 39 persona mes tyre 37 fëmijë

4 Qershor 2020, 15:24 Nga DOSJA
Tragjike në Kinë/ 50-vjeçari sulmon me thikë 39 persona

KINË- 39 persona janë plagosur në Kinë pas një sulmi me thikë që ka ndodhur në një kopësht fëmijësh. Mediat ndërkombëtare kanë njoftuar se nga ky sulm  37 fëmijë dhe 2 të rritur janë plagosur ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se personi që sulmoi fëmijët ishte një 50-vjeçar, pjesëtar i sigurisë së shkollës. Deri më tani mediat nuk kanë bërë me dije se cilat kanë qenë motivet që e kanë çuar 50-vjeçarin në këtë akt të rëndë.

Në Kinë kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë  pasi në vitin 2018 një grua plagosi me thikë 14 fëmijë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulm me thike ne kine sulm me thike ne kine

Sondazh

Poll