Bota

I djersitur fshinte ballin me letër, deputeti britanik dyshohet si i infektuar me koronavirus

4 Qershor 2020, 14:13 Nga DOSJA
I djersitur fshinte ballin me letër, deputeti britanik dyshohet si i

BRITANI E MADHE- Koronavirusi ka prekur dhjetëra zyrtarë politikë e lider botërorë, ku sëfundmi në mediat e huaja se edhe deputeti britanik Alok Sharma dyshohet të jetë i infektuar. Ndërkohë ai aktualisht është vetizoluar pasi nuk ishte ndjerë mirë me shëndet derisa i ishte drejtuar deputetëve nga foltorja e Parlamentit britanik.

Ndërkohë pritet të dalë edhe rezutlati i testit të tij nëse është i prekur nga virusi apo jo.

Në fotot e bëra publike shihet se  Sharma ishte djersitur, dhe disa herë ai është parë duke fshirë ballin me letër  ndërkohë që fliste para deputetëve dhe poltikanëve të tjerë.

Për këtë shkak mësohet se e gjithë salla është “dezinfektuar”, në momentin që Sharma është larguar nga salla.

Gjithashtu deputeti thuhet se kishte marrë pjesë në një takim në kabinetin e kryeministrit britanik Boris Johnson në Doëning Street.

Pavarësisht se numri i deputetëve që lejohen të ulen në Parlament vazhdon të jetë i kufizuar, shumë prej tyre nuk janë të kënaqur që duhet të rikthehen në Westminister, duke pretenduar se përbën shumë rrezik për shëndetin e tyre.

Deri më tani Britania e Madhe ka shënuarmbi 39 mijë viktima nga virusi dhe më shumë se 279 mijë të tjerë janë të infektuar.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alok sharma koronavirusi në britaninë e madhe alok sharma koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll