Bota

Vrasja e Floyd për 8 minuta e 46 sekonda, Amerika shtrihet në tokë për nder të tij (SIMBOLIKA E GJESTIT)

4 Qershor 2020, 17:04 Nga DOSJA
Vrasja e Floyd për 8 minuta e 46 sekonda, Amerika shtrihet në

SHBA-Në parkun e Bostonit, përgjatë bulevardeve të Hollivudit, në Atlanta si dhe në Detroit, Washington dhe New York, protestuesit janë shtrirë në rrugë për 8 minuta e 46 sekonda.

Gjesti ka simbolizuar mënyrën e vdekjes së Floyd, i cili u vra nga një oficer policie. Ndërsa minutazhi për të cilën ata qëndruan të shtrirë në tokë, përkonte me kohën që në fytin e tij u vendos gjyri i efektivit të Policisë.

Ndërkohë në Houston, njerëzit u gjunjëzuan dhe në duar mbanin ndezur qirinj në nder të Floyd. Edhe Google u ka kërkuar punonjësve të saj të qëndronin të heshtur për 8 minuta dhe 46 sekonda.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd shba george floyd shba

Sondazh

Poll