Bota

Covid-19 në Britani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 133 viktima

4 Qershor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Covid-19 në Britani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 133 viktima

BRITANI– Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se ditën e sotme janë regjistruar 133 viktima dhe numri në total i jetëve të humbura ka shkuar në 40,000. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se Anglia ka regjistruar 115 vdekje Uellsi tetë vdekje Skocia nëntë dhe Irlanda Veriore kishte një.

Ndërkohë mediat vendase ende nuk kanë njoftuar se sa raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve ndërsa vendi po përgatitet për lehtësimin e masave kufizuese për parandalimin e koronavirusit.

Deri më tani sipas të dhënave nuk bëhet e ditur se sa persona janë shëruar deri më tani në vend.

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll