Bota

Turqia drejt fitores me Covid-19/ Rikthen fluturimet për 40 shtete në qershor

4 Qershor 2020, 15:50 Nga DOSJA
Turqia drejt fitores me Covid-19/ Rikthen fluturimet për 40 shtete në

TURQI- Ditën e sotme Turqia ka njoftuar se po  planifikon të hapë fluturimet gjatë këtij muaji ku do të përfshihen 40 vende. Autoritetet turke bëjnë me dije se deri më tani kanë arritur marrëveshje me 15 shtete, ndërkohë vijojnë negociatat me të tjerët.

Mediat vendase kanë bërë me dije se fluturimet brenda vendit kanë nisur të hënën, ndërkohë edhe Ankaraja ka lehtësuar kufizimet pas rënies së numrit të të infektuarve.

Ministri turk i Transportit, Adil Karaismailoglu ka thënë se fluturimet do të rikthehen por të ndara në pesë faza deri në fund të muajit qershor, duke shtuar se Turqia është duke zhvilluar bisedime me 92 shtete për rikthim të udhëtimeve.

“Ne besojmë se kemi kaluar një pjesë të madhe të luftës kundër virusit. Tani duhet të rikthejmë lidhjet me botën,”- ka thënë ai në një deklaratë të shkruar.

Në gjithë Turqinë, me koronavirus janë infektuar më shumë se 165,000 persona prej të cilëve 4,609 kanë vdekur.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota adil karaismailoglu koronavirusi ne turqi adil karaismailoglu koronavirusi ne turqi

Sondazh

Poll