Bota

Sekuestrohen 450 kg drogë në Itali, dy shqiptarë në pranga, si përdorën licensën për të shitur drogëra të jashtëligj

4 Qershor 2020, 13:47 Nga DOSJA
Sekuestrohen 450 kg drogë në Itali, dy shqiptarë në pranga,

ITALI-Policia italiane ka sekuestruar 450 kg drogë, armë dhe municione, brenda një kompanie, që shiste kanabis të ligjshëm. (cannabis light). Autoritetet kanë zbuluar, se kompania “ 4.20 solutions srl”në fakt përdorej si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike në sheshet e Milanos.

Në pranga kanë rënë 56-vjeçari Antonio Valenzisi, Alessio Barone 39-vjeç, dhe shqiptarërt, Xhuliano Prifti e Ferdinand Kekaj, të dy 35 vjeç. Kompania ishte në pronësi të shqiptarit Kekaj dhe 39-vjeçarit Alessio Barone.

Gjatë kontrolleve në banesën e Priftit, karabinierët gjetën 40 gr kokainë, 3 pako me hashash me peshë 100 gr secila,40 gr marijuanë, një peshore elektronike, përzierës të ndryshëm dhe materiale për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike. Ndërsa në banesën e Valenzisit, policia gjeti 10 gr kokainë, 80 gr marijuanë, dy peshore dhe një shumë prej 3600 eurosh. Valenzisi rezulton një anëtar i klaneve lokale të Ndraghettas.  Të 4 të arrestuarit për momentin ndodhen në burgun e Comos.

Marrë nga Primacomo.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kanabis light shqiptaret arrestohen ne itali kanabis light shqiptaret arrestohen ne itali

Sondazh

Poll