Politike

Rama zbardh MARRËVESHJEN me PD: Zv/kryetarin e KQZ do e votojmë ne, të jetë atje për teknologjinë… edhe në Izrael, mës

4 Qershor 2020, 11:42 Nga DOSJA
Rama zbardh MARRËVESHJEN me PD: Zv/kryetarin e KQZ do e votojmë ne,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur sot për herë të parë, marrëveshjen që është dakordësuar me ndërkombëtarët dhe me opozitën për Reformën Zgjedhore. Teksa u pa i palëkundur për administratën zgjedhore që siç tha ai duhet të jetë e përbërë nga nënpunësit e shtetit, njësoj si në çdo vend të botës, ku mori si shembull Izraelin, Rama tha se PD do të merrte me votat e PS, nënkryetarin e KQZ. Por edhe ky post tha ai, do të lidhej drejtpërdrejt me teknologjinë në zgjedhje, në mënyrë që të evitoheshin akuzat se qeveria vjedh votat.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Tani që të kuptohet nga të gjithë. Rekomandimet e OSBE/ODIHR janë atje. Problemi qëndron tek numëruesit dhe komisionerët. Që kur unë e mbaj mend, në raportin e ODIHR, imagjinoni në Izrael, Hamasi dhe Fatahu kanë komisionerë mësuesë. Ata aty s’vijnë si të partive, por si qytetarë. Edhe sot që flasim kjo duket mision i pamundur. E kemi thënë që depolitizimi është i domosdoshëm. Se ligji s’bëhet sot për nesër. Bëhet edhe për më vonë. Identifikimi, ne, duke patur parasysh edhe një nga konkluzionet e atij studimi që bëmë vetë nga kompanitë, se janë shumë pak kompani që e bëjnë, na i thanë të gjitha. Nga momenti i firmosjes së kontratës deri në momentin e realizimit duhet minimumi 6 muaj. Sot jemi shumë vonë, jemi qershor, e zemë se do të miratohet në fund të qershorit. Duhet miratuar struktura e KQZ-së së re, do korrikun në rastin më të mirë. Ja iu duhen 40 ditë, që është shumë pak për të përgatitur të gjithë studimin dhe termat e referencës. Në fund të shtatorit e hedhim në garën ndërkombëtare, tetor-nëntor, tenderi. Një muaj tjetër ankimet. Në janar kontratet. Në shkurt fillon puna. Prill-maj bëhen zgjedhjet. Ne thamë, nëse arrihet le të bëhet 100% dhe të hyjë identifikimi biometrik për aq sa arrihet dhe PD-ja ta gjejë një njeri vetë. Ta zgjedhë brenda, në një nga dhomat e SHQUP-it, ta vërë atje me votën tonë, tuajën e dini vetë. Ta vëjë atje zv.kryetar të KQZ, me mandat ekskluziv për KQZ. Që të mos thonë pastaj, jo tenderi kshu, jo Edi Rama kshu, jo Ogerta andej, e jo ndrikulla e qafiri. Po arritën ne jemi ok. Me një ekspert ndërkombëtar dhe ne s’kemi punë. S’duam të hyjmë në asnjë mënyrë në këtë proces. E bënë? Ka certifikim ndërkombëtar? Jemi OK. Ta bëjnë vetë ata. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama reforma zgjedhore seance plenare 4 qershor 2020 edi rama reforma zgjedhore seance plenare 4 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2020, 10:01

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka folur sot për rastet e ngacmimeve seksuale në shkolla, por dhe në familje. Në fjalën e saj në Kuvend, Shahini...