Aktualitet

“Fëmijë refuzojnë të shkojnë në shkollë”, flet pas portës së hekurit, gruaja e Kryemadhit që kërcënoi policët:

4 Qershor 2020, 11:54 Nga DOSJA
“Fëmijë refuzojnë të shkojnë në

TIRANË– Bashkëshortja e Roland Kryemadhit, i cili u vu në pranga një ditë më parë, pasi kërcënoi policinë me armë, është shprehur se janë vetë fëmijët ata që nuk duan të shkojnë në shkollë.

Përballë kamerës së Report TV, e fshehur pas derës së hekurt të shtëpisë dy katëshe ku jeton, gruaja tregoi se askush nuk i ka ndaluar fëmijët të shkollohen, por që ata vetë kanë refuzuar. Ajo ka mohuar që bashkëshorti i saj, Roland Kryemadhi të ketë pasur armë në shtëpi, e aq më tepër të ketë kërcënuar efektivët me vrasje.

Ajo që ndodhi inshAllah nuk ka sjell një dëm, ne jemi në mbështetje të Allahut, jemi përgatitur për këtë problem. Nëse do kishte armë, do e kishin gjetur. Nuk kishin ca të gjenin, vetë e përhapën atë lajm dhe ta mbyllin si të duan. Do t’i marrin me dhunë fëmijët në shkollë? Ato nuk duan vetë. Ç’punë kam unë të jenë në gjykatë, i mbështetemi Allahut ai është mbrojtësi më i mirë,”- tregoi gruaja për gazetarin Arsen Rusta.

Ronald Kryemadhi, kryefamiljar nga Kamza kundërshtoi dje shoqërimin e policisë për në gjykatën e Tiranës për çështjen që po ndiqet për dhunë në familje. Kryemadhi qëlloi me armë në ajër, hodhi kallashnikovin dhe hyri në banesë. Në vendngjarje shkoi edhe RENEA. Pas negociatave ai pranoi të vetëdorëzohej. Sipas policisë, ai nuk lejonte vajzat të shkonin në shkollë se ishte besimtar. Të njëjtën gjë pohoi edhe një tjetër besimtar, u cili shtoi se vajzat nuk duhet të shkojnë në shkollë sepse bëhen prostituta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kamez ronald kryemadhi te shtena ne kamez kamez ronald kryemadhi te shtena ne kamez

Sondazh

Poll