Aktualitet

Efektivë të armatosur “deri në dhëmbë”/ Dalin pamjet e aksionit ZAD ku u arrestuan 11 persona, qentë gjejnë kokainë

4 Qershor 2020, 10:55 Nga DOSJA
Efektivë të armatosur “deri në dhëmbë”/

Itali- Dalin pamjet e operacionit të përbashkët anti-drogë që u zhvillua në Itali dhe Shqipëri. Efektivët e policisë kanë kontrolluar me qen nëpër banesat e trafikantëve, ku kanë gjetur edhe lëndë narkotike të llojtit kokainë. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme oficerët italianë kanë kontrolluar me detaje në banesat e të arrestuarve, ku banjën e një shtëpi është gjetur një sasi droge.  Ndërkohë policia shqiptare ka kryer kontrolle në banesat e të arrestuarve Florjan Palaj, 32 vjeç dhe Ilia Deda, 49 vjeç, ku efektivët kanë qenë të “armatosur deri në dhëmbë”.

Policia shqiptare në bashkëpunim me Policinë italiane finalizoi operacionin “Zad” ku janë arrestuar 11 persona.  Mësohet se Florjan Palaj kishte rolin e ndërmjetësuesit me blerësit e kokainës, ndër Deda ishte personi që rishiste drogën.  Të arrestuarit rrezikojnë nga 20 vite burg. Ata akuzohen për  “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim”

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 11 trafikanëtë e kokainës florjan palaj ilia deda arrestohen 11 trafikanëtë e kokainës florjan palaj ilia deda

Sondazh

Poll