Aktualitet

“Bobo si m’u bë kjo shpia”/ Shembet pallati i VIP-ave në Durrës, policët ndalojnë qytetarët të shihin dëmet në sh

4 Qershor 2020, 11:39 Nga DOSJA
“Bobo si m’u bë kjo shpia”/ Shembet pallati i VIP-ave

DURRËS– Ditën e sotme është shembur një nga pallatet që ka pësuar dëme nga tërmeti i 26-nëntorit në Durrës. Bëhet fjalë për pallatin gjashtë katësh që njihet ndryshe edhe si pallati i VIP-ave në qytetin bregdetar, pasi aty kanë jetuar ish-drejtues të institucioneve kryesore si dhe këngëtarja Parashqevi Simaku.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Panorama, zhurma e shpërthimit ka bërë që të tremben të gjithë banorët e zonës, dhe të duan të shikojnë nëse bizneset apo shtëpitë që kanë në zonën përreth, kanë pësuar dëme.

Vrapimi i qytetarëve është ndalur nga policët, të cilët i kanë ndaluar dhe u kanë kërkuar që të qëndrojnë jashtë zonës së rrethuar.

Pjesë nga biseda

Qytetarja: Obobo…so m’u bë kjo shtëpia mua…

Polici: Rri aty rri, ku shkon..

Qytetarët: Pupupu, u shemb…

Polici: O Zotni…po ku shkon ore, po rri aty. Qenke kafshë fare ti…

Tërmeti i 26-nëntorit, përveç 51 viktimave la pas edhe dëme të shumta material në shumë palate, të cilët janë detyruar të shemben.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres shembet pallati vip ne durres durres shembet pallati vip ne durres

Sondazh

Poll