Aktualitet

U dëmtua gjatë tërmetit/ Shembet pallati i VIP-ave në Durrës, polici nuk lejon qytetarin të afrohet: Ku shkon? Qenke kafsh

4 Qershor 2020, 09:39 Nga DOSJA
U dëmtua gjatë tërmetit/ Shembet pallati i VIP-ave në

Durrës- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur mesditën e sotme me shpërthim të kontrolluar, pallatin 6-katësh në Durrës, të njohur ndryshe si pallati i VIP-ave. IKMT-ja njoftoi se për shembjen e këtij pallati, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, u nevojitën 2.5 kg  kilogramë lëndë eksplozive c4.

Pamjet marrë nga Panorama.

Gjatë momentit të shembjes, tregtarët që kanë pranë këtij pallati bizneset e tyre debatuan me policinë. Sapo u shemb pallati, ata tentuan të kalonin shirin e rrethimit të zonës për të parë nëse ishin dëmtuar bizneset e tyre, por nuk u lejuan nga Policia.  Në një moment një qytetar kalon shiritin, por ndolohet nga Policia.  “O zotëri, ku shkon, qenke kafshë ti”, shprehet polici ndaj qytetarit.

Ndërkohë, problem janë ineretet, të cilat ndodhen në zonat e dëmtuara nga tërmeti. Dosja.al denoncoi dje  mosheqjen e inerteve nga zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe pse kanë kaluar mbi 6 muaj që prej tërmetit tragjik të 26-nëntorit, shteti ende nuk ka zgjidhur çështjen e inerteve nga banesat dhe pallatet e shembura në këto zona. Rama ka premtuar disa herë se inertet do hiqen duke futur dhe ushtrinë në punë, por nuk është dhënë asgjë informacion se ku do shkojnë këto mbetje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembet pallati 6 katësh në durrës shembet pallati i vipave në durrës shembet pallati 6 katësh në durrës shembet pallati i vipave në durrës

Sondazh

Poll