Aktualitet

Zgjatet vlefshmëria e pasaportave që skadojnë në 2020 (VENDIMI)

4 Qershor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Zgjatet vlefshmëria e pasaportave që skadojnë në 2020

Tiranë- Vlefshmëria e pasaportave që skadojnë në 2020 është zgjatur deri më 31 dhjetor të këtij viti. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakajt dhe Sandër Lleshajt.

 

“NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Neni 2. Në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas nenit 14/2 shtohet neni 14/3, me këtë përmbajtje: “Neni 14/3. Dispozitë kalimtare/ Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020.”, thuhet në vendim.

Pak javë më parë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj njoftoi se për qytetarët që duan të aplikojnë për pasaportë apo kartë ID do jetë në dispozicion një aplikacion. Kjo me qëllimin që të evitohen radhët nëpër sportele.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vlefshmëria e pasaportave zgjatet afati i pasaportave vlefshmëria e pasaportave zgjatet afati i pasaportave

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2020, 08:48

Tiranë- Organizata në mbrotje të fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri kërkon hetime të thelluara për stafin e shkollës 9-vjeçare në Babrru dhe të merret si e...