Aktualitet

“Lekët ose do t’ju godas”, grabitet nën kërcënimin e thikës një institucion financiar që jep kredi në Korçë, aut

4 Qershor 2020, 10:26 Nga DOSJA
“Lekët ose do t’ju godas”, grabitet nën

KORÇË– Një institucion financiar që jep kredi në qytetin e Korçës ka rënë pre e një grabitjeje. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr.7 të qytetit të Korçës.

Mësohet se një person i pamaskuar, 25 vjeç, me inicialet DH.D., është futur në këtë bankë me një thikë në dorë dhe ka kërcënuar punonjësit e institucionit financiar.

Lekët ose do t’ju godas,”- mësohet të ketë thënë autori, që është futur në bankë, i pamaskuar.

Pas kërcënimeve ai ka marrë shumë prej 928 mijë lekësh të vjetra dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Me anë të sekuestrimit të kamerave të sigurisë së bankës është bërë i mundur identifikimi i 25-vjeçarit dhe arrestimi i tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banka ne korce korce grabitet banka ne korce korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2020, 08:48

Tiranë- Organizata në mbrotje të fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri kërkon hetime të thelluara për stafin e shkollës 9-vjeçare në Babrru dhe të merret si e...