Bota

Djali 9-vjeçar nga Kenia bën shpikjen gjeniale për larjen e duarve në kohë koronavirusi, merr çmim presidencial

4 Qershor 2020, 07:24 Nga DOSJA
Djali 9-vjeçar nga Kenia bën shpikjen gjeniale për larjen e

KENIA– Pandemia Covid-19 ka ndryshuar pothuajse  gjithçka në jetën e njerëzve, pasi rregullat për higjenën dhe respektimi i distancës sociale, ka bërë që çdo kush të mbrohet më shumë nga infektimi i Covid-19.

Shumë kompani apo dhe vet njerëzit kanë krijuar sende të ndryshme që i ndihmojë ato në mbrojtjen  nga virusi. Së fundmi listës së objekteve që shërbejnë në mbrojtjen nga infeksioni i është shtuar edhe një “rubinet” prej druri për larjen e duarve.

Bëhet fjalë për punën e djalit 9-vjeçar në Kenia, Stephen Wamukota, i cili ka ndërtuar një mekanizëm perfekt për të larë duart në mënyrë që të ndihmojë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai është shprehur për BBC se është “shumë i lumtur” pasi mori edhe një çmim presidencial për këtë krijim.

Tani kam dy makina dhe dua të bëj më shumë.”- ka thënë Stephen Wamukota.

Gjithë mekanizmi i kësaj makine për larjen e duarve është i ndërtuar përmes drurit, sepse  u mundëson njerëzve të lajnë duart  pa prekur asgjë me dorë, por me një lëvizje të këmbës merr sapunin e lëngshëm dhe ujin pë  të pastruar duart.

Djaloshi ka thënë se kjo ide i erdhi pasi pa në Televizor rregullat e forta për mbrojtjen nga virusi, prandaj ky objekt që ai ka krijuar duket mënyra më efikase për të mos marrë virusin. Megjithatë  9-vjeçari me familjen e tij jetojnë në fshatin Mukwa, në Bungoma, në Kenia, i cili nuk ka raportuar asnjë rast të virusit.

Si u krijua ky mekanizëm?

“Unë bleva disa dërrasa nga druri për të bërë një kornizë dritareje, por unë kur u ktheva në shtëpi pas punës një ditë zbulova që Stephen kishte bërë këtë objekt për të larë duart. Ideja ishte e tij, por unë e ndihmova thjesht ta krijonte më shpejtë. Jam shumë krenar”- është shprehur i ati i 9-vjeçarit, Z. Wamukota.

Wamukota, i cili merret me riparimin e mallrave elektronike, puna e vetme prej të cilës fiton të ardhura sa për të jetuar, tha se djali i tij ka qenë gjithmonë i interesuar të mësojë rreth kësaj pune. Ndër të tjera ai tregon se postoi shpikjen e të birit në rrjetin social Facebook, dhe u befasua se sa shpejt u bë kaq virale.

Më tej vet Stephen u shpreh  se ai dëshiron të jetë inxhinier kur të rritet dhe guvernatori i qarkut ku ai banon, i ka premtuar se do t’i jepë një bursë.

Kujtojmë se deri më tani Kenia ka rregjistruar mbi 2,000 raste të pacientëve të infektuar dhe  74 viktima nga Covid-19.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne kenia stephen wamukota koronavirusi ne kenia stephen wamukota

Sondazh

Poll