Aktualitet

Goditet grupi i kokainës/ Arrestohen 11 persona në Itali dhe Shqipëri, rolet e 2 trafikantëve që u prangosën në vendin to

4 Qershor 2020, 08:53 Nga DOSJA
Goditet grupi i kokainës/ Arrestohen 11 persona në Itali dhe

Shqipëri- Finalizohet operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri, “ZAD”, ku janë arrestuar 11 persona për trafik kokaine. 2 nga trafikantët që u arrestuan në Shqipëri janë  Florjan Palaj, 32 vjeç dhe  Ilia Deda, 49 vjeç, ndërsa 9 të tjerë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se Florjan Palaj kishte rolin e ndërmjetësuesit me blerësit e kokainës, ndër Deda ishte personi që rishiste drogën.  Të arrestuarit rrezikojnë nga 20 vite burg. Ata akuzohen për  “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim”

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit. Një tjetër operacion ndërkombëtar finalizohet me sukses. Finalizohet operacioni policor i përbashkët Itali-Shqipëri, i koduar “ZAD”. Operacioni për goditjen e një grupi kriminal që operonte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike kokainë. Vihen në pranga në Itali e Shqipëri, 11 persona, dy prej të cilëve u kapën në territorin shqiptar. Në operacion në Shqipëri, Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana, DVP Tiranë, Elbasan e Shkodër, në bashkëpunim me Interfocën Italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën. Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “ZAD”, Policia e Shtetit përmbushi me sukses detyrimet e saj.

Si rezultat, gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të arrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe 2 në Shqipëri. Gjatë operacionit, nga Policia e Shtetit u kapën shtetasit F. P., 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe I. D, 49 vjeç, lindur në Cërrik. Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg. Shtetasi F. P. ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove më kokainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa shtetasi I. D., duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë. Policia e Shtetit është e vendosur që të bashkëpunojnë ngushtësisht me partnerët për të luftuar me ashpërsi krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Ndërkohë ditën e sotme Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Fier, ku sekustruan 30 fidanë kanabis në zonën e Cakranit. Në prangat e policisë ra një 27-vjeçar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 11 trafikanëtë e kokainës florjan palaj ilia deda operacioni zad arrestohen 11 trafikanëtë e kokainës florjan palaj ilia deda operacioni zad

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2020, 08:48

Tiranë- Organizata në mbrotje të fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri kërkon hetime të thelluara për stafin e shkollës 9-vjeçare në Babrru dhe të merret si e...