OFL zbarkon në Gjirokastër, u dërgon formularët 5 “të fortëve” të dënuar për drogë dhe vrasje (EMRAT)
4 Qershor 2020, 09:43Nga DOSJA
Gjirokastër- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë e tyre, Krenar Skëndulit, Gentian Sinomemës, Adriatik Kanushit, Endrik Llukës, dhe Ervis Cankës. Të 5 personat që janë në “sitën” e OFL-së janë dënuar për trafik droge, vrasje, rrëmbim personi dhe vjedhje. Ata duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.
OFL, 4 qershor Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– K. S., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
– G. S., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim;
– A. K., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
– E. Ll., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
– E. C., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Durrës- Banorët e shtëpive mbi amfiteatrin e Durrësit janë habitur kur kanë mësuar nga media mbi transferimin e tyre të ardhshëm. BIRN bënte me dije këto ditë s...
Tiranë- Ambasada amerikane ka njoftuar së fundmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin Shqipërisë një ndihmë prej 5.5 milionë dollarë, për ngrit...
Shqipëri- Finalizohet operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri, “ZAD”, ku janë arrestuar 11 persona për trafik kokaine. 2 nga trafikantët që u arrestuan në Shqipë...
TIRANË- Shqipëria vazhdon të mbajë nën kontroll numrin e personave të rinj që konfirmohen me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se përgjatë ...
Aktualitet 4 Qershor 2020, 08:48
Tiranë- Organizata në mbrotje të fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri kërkon hetime të thelluara për stafin e shkollës 9-vjeçare në Babrru dhe të merret si e...
VLORË- Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Në një njoftim për mediat Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngj...
Kurbin- Finalizohet operacioni “Mamurrasi”. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë Shkodër kanë arrestuar brenda një vile luksoze në Kurbin t...
Tiranë- Pranvera Janku, përfaqësueja e Sindikatës së Mësuesve ka folur sot në emër të stafit pedagogjik të shkollës në Babrru, ku u ngacmua seksulisht 15-vje&cc...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra kryetaren e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula. Sipas informacioneve mësohet se KPK...