Aktualitet

Ambasada amerikane: SHBA do i japë Shqipërisë 5.5 milionë dollarë për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transp

4 Qershor 2020, 09:12 Nga DOSJA
Ambasada amerikane: SHBA do i japë Shqipërisë 5.5 milionë

Tiranë- Ambasada amerikane ka njoftuar së fundmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin Shqipërisë një ndihmë prej 5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës, (USATA).  Sipas ambasadës kjo akademi do të rrisë transparencën e institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.

Njoftimi: 

Shtetet e Bashkuara njoftojnë me kënaqësi një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë, në shumën 5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA). Kjo Akademi do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi. Akademia do të ndihmojë gjithashtu Qeverinë e Shqipërisë të menaxhojë donacionet e marra për rimëkëmbjen nga tërmeti, si dhe fondet e tjera publike, në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme që do të jetë në dobi të atyre që kanë më shumë nevojë. Kjo ndihmë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akademia amerikano-shqiptare e transparencës ambasada amerikane akademia amerikano-shqiptare e transparencës ambasada amerikane

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2020, 08:48

Tiranë- Organizata në mbrotje të fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri kërkon hetime të thelluara për stafin e shkollës 9-vjeçare në Babrru dhe të merret si e...