13 raste të reja me COVID-19/ Tirana mbetet zona e kuqe me vatrat aktive, 1197 të infektuar, konfirmohen 3 të prekur në spit
TIRANË- Shqipëria vazhdon të mbajë nën kontroll numrin e personave të rinj që konfirmohen me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se përgjatë 24 orëve të fundit, nga 282 testime, janë konfirmuar 13 raste të reja, 11 prej tyre në kryeqytet. Po ashtu, edhe zona e kuqe e COVID-it aktiv tashmë është përqëndruar në Tiranë, ku ndodhen rreth 266 raste aktive. Numri në total i të gjithë të infektuarve ka kaluar në 1197 raste. Numri i viktimave është i pandryshuar edhe sot, në 33. Ndërkohë që në spitalin COVID-1 po marrin shërbim 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Po ashtu, rastet e reja sqaroi Marjeta Dervishi, përfaqësuese e Institutit të Shëndetit Publik, vijnë nga kontaktet e mëparshme, 3 prej tyre staf mjekësor.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19, dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve. Në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.
Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.
Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (4 Qershor 2020)
Testime totale 17099
Testime molekulare 15647
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1197
Raste të shëruara 898
Raste Aktive 266
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 183
Krujë 23
Durrës 15
Kamëz 12
Shkodër 11
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Digjet makina gjatë natës në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
VLORË- Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Në një njoftim për mediat Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngj...
VIDEO/ “Baby, ti më dole fake, të dua si i çmendur”, si këndonte roja i shkollës para nxënësve para se të arrestohej
Tiranë- Dalin pamjet nga shkolla 9-vjeçare në Babrru, ku roja 65-vjeçar Abaz Doku këndonte para nxënësve. Video është publikuar nga JOQ dhe në to ...
Me kallashnikov në duar, FNSH mësyn brenda vilës luksoze në Kurbin, arrestohet i shumëkërkuari, në Prill tentoi të vrist
Kurbin- Finalizohet operacioni “Mamurrasi”. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë Shkodër kanë arrestuar brenda një vile luksoze në Kurbin t...
“Roja veproi në fshetësi, ngjarja nuk ndodhi brenda shkollës”/ Flasin mësuesit në Babrru: Nuk ishim në djeni të rasti
Tiranë- Pranvera Janku, përfaqësueja e Sindikatës së Mësuesve ka folur sot në emër të stafit pedagogjik të shkollës në Babrru, ku u ngacmua seksulisht 15-vje&cc...
Shkarkohet kryetarja e Gjykatës Kavajë, KPK gjen probleme tek e shkuara e Entela Shedulës
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra kryetaren e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula. Sipas informacioneve mësohet se KPK...
“Kemi ende shumë punë kundër COVID”, Kalo mesazh qytetarëve: Do jemi krah jush, militantët e verbët politik të qëndr
TIRANË- Edhe pse situata me COVID-19 është drejt përmirësimit dhe ekspertët thonë se rreziku i madh ka kaluar, mjeku Tritan Kalo kërkon që qytetarët të ken...
Policia operacion anti-drogë në Fier/ Angazhohen 100 agjentë të Antidrogës dhe ngrihen disa dronë, sekuestrohen 30 fidanë
Fier-Policia e Shtetit aksion anti-kanabis në Fier. Unfiromat blu bëjnë me dije se gjatë aksionit janë angazhuar mbi 100 agjentë të Antidrogës dhe janë ngritur...
300 punonjës të fasonerisë në Berat në protestë, kërkojnë pagën e luftës: Na është refuzuar, ne kemi qenë pa punë
Berat-300 punonjës të fasonerisë “Marlo tex” në Berat janë duke protestuar sot para Drejtorisë së Tatimeve, pasi kërkojnë pagën e luftës. Punonjësit ka deklaru...
Shkon i gjakosur gjatë natës në spital, policia i vë prangat kur mëson se ishte vetëplagosur
KURBIN- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka shkuar mbrëmjen e djeshme i gjakosur në spitalin e Kurbinit. Që në momentet e para mjekët ki...