Bota

U zgjodh si Zv.kryeministër nga Avdullah Hoti, Partia Zgjidhja denoncon Goran Rakiq: Nuk njeh pavarësinë e Kosovës, nxiti tr

3 Qershor 2020, 20:54 Nga DOSJA
U zgjodh si Zv.kryeministër nga Avdullah Hoti, Partia Zgjidhja denoncon

KOSOVË- Partia Zgjidhja ka denoncuar emërimin e Goran Rakiq, në postin e Zv.kryeministrit të Kosovës, nga kryeministri Avdullah Hoti. Rakiq vjen nga Lista Serbe, parti e cila ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Lista Serbe gjithashtu bashkoi votat me LDK, për rrëzimin e Albin Kurtit dhe formimin e qeverisë së re. Në denoncimin e Partisë Zgjidhja, thuhet se Rakiq nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka nxitur edhe trazira në mars të 2014-ës në veriun e Mitrovicës.

Rakiq nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës dhe e cilëson si Beogradi, Kosova dhe Metohia. Është akuzuar si nxitës i trazirave të marsit 2014 në veriun e Mitrovicës dhe për përfshirje në korrupsion. Sot Kosova do të ketë jo vetëm një qeveri me partitë humbëse të zgjedhjeve të tetorit 2019, që nuk njeh vullnetin e shumicës së zgjedhësve, por edhe e varur nga Beogradi. Lista Serbe do të ketë edhe poste të tjera në agjenci dhe ministri, që kanë lidhje me sigurinë publike të Kosovës”, thuhet në denòncimin e Partisë Zgjidhja.

Kosova nga sot do të ketë qeveri të re. Abdullah Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit, pasi arriti të siguronte 61 pro dhe ka formuar kabinetin e tij qeveritar. Seanca për zgjedhjen e Hotit u zhvillua sot dhe kryeministri i ri ka treguar prioritetet e punës që ishin rimëkëmbja e ekonomisë dhe dialogu me Serbinë. Vetëvendosje ka thënë se kjo zgjedhje është jolegjitime dhe ka bojkotuar seancën.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti goran rakiq qeveria hoti avdullah hoti goran rakiq qeveria hoti

Sondazh

Poll